Përrenjas

Në shtëpinë e Fatos Çollakut, në Rrajcë të Prrenjasit, mbizotëron heshtja. Në këtë zonë nuk e kanë për zakon që të vdekurit t’i qajnë me zë. Motra e Fatosit, 48-vjeç, Maria, po e vuan humbjen e të vëllait, ashtu në heshtje. Ka mbetur e vetme. I vëllai ishte i vetmi person që ajo kishte në këtë jetë.

Fatos Çollaku, në datën 9 gusht, i dha fund jetës së tij, duke u vetëvarur në një peme. U gjet nga bashkëfshatarët e tij. Por kush ishte 48-vjecari Fatos Çollaku? Si e njihnin atë, banorët e fshatit?

Vetë banorët e fshatit, tregojnë për News24, se familjes së Fatosit, vazhdimisht i është prerë energjia elektrike, për shkak të pamundësisë për ta paguar.

Por OSHEE në një reagim pas ngjarjes, deklaroi se në asnjë moment kësaj familjeje nuk i është ndërprerë energjia elektrike. Sipas këtij institucioni lajmet e përhapura ishin jo të vërteta, dhe se kjo ngjarja po përdorej politikisht. Por bashkëfshatarët e Fatos Çollakut, thonë se përveç prerjes së dritave, të cilat ata tregojnë se ia kanë lidhur vetë pas ngjarjes, kësaj familjeje i është ndërprerë edhe uji i pijshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb