Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i fryrë gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e tij të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Putin është akuzuar se pamja e tij është ndryshuar për shkak të probleme shëndetësore.

“The Mirror” shkruan se Kremlini është akuzuar se ka ndryshuar pamjen e presidentit Putin në meshën e Pashkëve Ortodokse në një Katedrale në Moskë.

0 Pay Putins Easter 2022 2 East2west News

Fotografitë e publikuara thuhet se kanë një ngjashmëri me imazhet e vitit të kaluar duke shtuar pikëpyetjet nëse ato ishin të vërteta ose jo.

Ukrainasit kanë krahasuar fotot që sipas tyre tregojnë se pamja e tyre ishte e falsifikuar për shkak të problemeve shëndetësore.

The Mirror shkruan se Putin u fotografua me Sergey Sobyanin me të njëjtën veshje që ishin fotografuar në maj të 2021.

Mirror

Gjithashtu edhe paraqitja e Putin në ceremoninë e Pashkëve këtë vit, u komentua shumë për shkak të dyshimeve për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Nga fotografitë e publikuara thuhet se Putin kishte të njëjtën veshje si të një viti më parë, madje pretendohet se pamjet e Putin kanë ndryshuar pozicion, pasi në vendin ku duhej të ishte Putin, ishte bosh, transmeton BalkanWeb.

“Ashtu si vitin e kaluar, ka vetëm një person pranë presidentit që është kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin.

Ndërkohë në rrjete sociale reagimet kanë qenë të shumta, disa prej të cilave ishin: Putin 2022 në Katedralen e Krishtit është pothuaj i padallueshëm nga Putin në vitin 2021.

1 Pay Putins Easter 2022 1 East2west News (1)

Sakaq është arritur në përfundimin se pjesëmarrja e Putin në këtë ngjarje publike është ilustruar me fotografi nga viti 2021.

Zëdhënësi ukrainas Anton Gerashchenko tha: “Drejtorët e Putin sërish kanë përdorur redaktim në të këto aktivitete duke manipuluar pamjet dhe fotot”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb