Gjykata e Posaçme ngriti këtë të enjte siparin për procesin penal ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshit, të pandehur për korrupsion zgjedhor.

Kryesuesi i trupës Erjon Çela deklaroi se anëtarja Etleva Deda, kishte paraqitur kërkesë për heqjen dorë nga çështja, pasi ka marrë një vendim më herët për te pandehurin Beleri, por kërkesa e saj nuk ishte shqyrtuar ende nga kryetarja e gjykatës. Edhe avokatët e të pandehurit Fredi Beleri paraqiten kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Deda për njëanshmëri në proces. Avokati u orientua nga gjykata ta depozitojë kërkesën në kryesekretari me qëllim që të shqyrtohet, ndërsa seanca vijoi me kërkesat paraprake të palëve.

Mbrojtësit ligjor të dy të pandehurve kërkuan pavlefshmëri të aktit të dërgimit të çështjes për gjykim, me argumentin se SPAK nuk ka respektuar afatin 10 ditor që ata të parashtronin pretendimet e tyre. po ashtu pretenduan për falsitet të vendimit për regjistrimin e veprës penale nga prokuroria e Vlorës. Pretendimet e mbrojtjes ku kundërshtuan nga prokurori i posaçëm Adnand Xholi i cili tha se janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore për rastin në fjalë. Për të marrë vendim për kërkesat paraprake gjykata e shtyu seancën e radhës me 17 tetor. Fredi Beleri akuzohet se premtoi shumën prej 40 mijë lekësh të infiltruarit të policisë Arsen Rama për 8 vota. Paratë sipas SPAK ja dorëzoi Ramës i pandehuri Pandeli Kokaveshi.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb