Cristiano Ronaldo edhe pse u fut në fund të pjesës së dytë ditën e djeshme në përballjen me Barcelonën, u kthye në një nga protagonistët e sfidës.

Sapo hyri, ai shënoi një gol spektakolar, imitoi Leo Messi-n me fanellën që ia drejtoi tifozëve të Camp Nou, dhe 5 minuta më vonë u largua nga ndeshja me karton të kuq.

Pasi mori kartonin e parë të verdhë duke qenë se hoqi fanellën kur shënoi gol, Ronaldo simuloi duke kërkuar një penallti.

Arbitri reagoi menjëherë duke e ndëshkuar me të kuq, vendim i cili nuk i pëlqeu portugezit, i cili duke vënë duart në kokë, shtyu më pas arbitrin De Burgos Bengoechea.

Sot u mor vendimi për dënimin e Ronaldo-s, dhe federata spanjolle dënoi yllin e Real Madrid me 5 ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=r1O4npzQNyI

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb