Një burim pranë gruas së reperit Kanye West ka folur për gjendjen e marrëdhënies së tyre, duke zbuluar se Bianca Sensori ishte e pakënaqur në martesë. Sipas burimit, 31-vjeçari Kanye kishte provuar disa herë t’i jepte fund martesës, ndërsa ajo kishte tentuar të largohej nga lidhja.

Ky zhvillim vjen pas polemikave mbi komentet antisemite dhe raciste të Kanye West, për të cilat reperi kërkoi falje, duke e lidhur sjelljen me çrregullimin e tij bipolar.

Burimi i tha për People: “Bianca kishte qenë shumë e pakënaqur në martesën e tyre për njëfarë kohe dhe u përpoq të largohej disa herë”, para se Kanye të vendoste të shkojë në një qendër rehabilitimi.

Në një intervistë me email të publikuar të mërkurën, më 28 janar nga Vanity Fair, reperi 48-vjeçar Kanye West ka folur hapur për përjetimet e tij me çrregullimin bipolar. Ai pretendon se ka kaluar një episod të thellë depresiv për shkak të një ilaçi antipsikotik, duke përfunduar në një qendër rehabilitimi në Zvicër.

Një burim pranë tij i tha People se West ka qenë pjesë e një “rrethi vicioz” për vite me radhë, ku kur nuk ndihej mirë, tentonte të krijonte drama të mëdha, me pasoja afatgjata. Burimi shtoi se, kur reperi arrin në një gjendje më të qëndrueshme, ai kupton plotësisht dëmin që ka shkaktuar familjes, miqve dhe vetes, duke ndjerë një faj dhe keqardhje të thellë. “Ky realizim e rëndon shumë, sepse pasojat tashmë janë grumbulluar,” tha burimi, duke përshkruar sfidën e West për të qëndruar i shëndetshëm emocionalisht ndërkohë që përballet me pasojat e veprimeve të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: