Shumë e lumtur që më në fund njëherë të vetme ky sistem veproi për shkak të “presionit” mediatik. Krenare për televizionin në të cilin kam ndërtuar shtëpinë time, News 24, dhe emisionin në të cilin punojë me “Zemër të Hapur” të autores  Evis  Ahmeti që pas një beteje të madhe dhe të shkurtër në kohë, më në fund personazhi i orëve të fundit në Shqipëri Diana Bahçja  u lirua nga burgu i paturpësisë së këtij sistemi, që pas hekurave vendosin gra lehona të sapolindura dhe lënë jashtë apo nxjerrin me gjykim të shkurtuar kriminel.

As në  komunizëm me torturat e burgut te Spaçit nuk veprohej kështu…

Të burgosësh për një gjobë dhe t’i bësh gjilpërën një lehone për t’i ndalur qumështin e gjirit, kur vetëm pak vite më parë ky sistem drejtësie e la që ta braktiste fëmijën e saj vetëm 8 muajshe, për shkak të dhunës nga bashkëshorti.

E çfarë bëri ky shtet? Pas 8 vitesh e burgosi se na paska braktis fëmijën e se nuk paska paguar gjobën e dhënë nga gjykata..

Turp për këtë sistem, për këtë shtet dhe për këto gjykata e gjyqtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb