Ndërsa protesta kundër qeverisë vijon në kryeqytet, një qytetar i moshuar i pranishëm në shesh ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se në tubim po marrin pjesë njerëz nga të gjitha shtresat sociale, përfshirë edhe mjaft mbështetës të zhgënjyer të mazhorancës.

I moshuari bëri thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe në shesh, veçanërisht nga shtresa e intelektualëve, ndërsa u ndal te kriza ekonomike dhe diferenca e pagave:

«Në këtë protestë janë nga të gjitha shtresat sociale. Të mos i zgjasin ditët e diktatorit dhe të vijnë të gjithë këtu! Të vijnë intelektualë më shumë! Rama bën plane çdo ditë si të ikë sepse e di fundin që e pret. Këtu ka shumë socialistë të zhgënjyer. Ky nuk pyet për njeri, pensionistët marrin 100 mijë lekë të vjetra në zonat rurale. Parlamenti është i turpit, të gjithë janë komunistë! Kanë miratuar ligjin për veten e tyre dhe marrin 4800 euro! PS është e shkatërruar dhe zor se e merr veten! Ka pak që janë të papërlyer në PS.»

Më tej, protestuesi kritikoi ashpër mënyrën e qeverisjes dhe drejtimin politik të kryeministrit, duke bërë thirrje për ndërtimin e një shteti funksional:

«Ky fluturon me helikopter, ky është pasha, sulltan, dhe hajdut i paparë që bën me mafian! Ne jemi perëndimorë dhe nga Perëndimi nuk duhet të presim të na ndihmojë Amerika, Amerika na ka mbrojtur sa herë. Ne duhet të bëjmë shtet që t’ia kalojmë rajonit, ky do të bëjë konsullatën serbe në Shkodër! Ky e mban kokën nga Lindja, nga Vuçiçi! Poshtë Edi Rama!»

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb