Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar varrezat e fshatit Broboniç të Mitrovicës, atje ku prehet edhe nëna e tij.

Kjo e fundit humbi jetën të premten, ndërsa i biri nuk i dha dot lamtumirën e fundit, pasi ndodhet në paraburgim në Hagë.

Veselit për këtë shkak i është lejuar nga Gjykata Speciale vizita në familjen e tij në Kosovë.
Ai fillimisht mbërriti në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: