Kryeministri Edi Rama në një lidhje live për emisionin Real Story të Sokol Ballës në News24 ka treguar mënyrën se si do të kthehn shqiptarët e mbetur jashtë shtetit në ardhe, pra në Shqipëri.

Rama thotë se në fund të kësaj jave përfundon plani për kthimin, kurse javës tjetër synohet që të kthehen të gjithë.

Po ashtu kryeministri shton se Shqipëria momentalisht nuk ka linjë direkte ajrore me të gjitha vendet dhe do të caktohen disa destinacione ku do të mblidhen.

Rama ishte pesimist sa i përket një karantinimi të veçantë të këtyre shqiptarëve duke lënë mundësine e mundshme që ata të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu Rama nuk ka komentuar veprimin që bëri sot Presidenti Ilir Meta me kthimin e ‘’Ligjit për Pronat’’.

 

DEBATI NË REAL STORY

PYETJA: Çfarë do të bëhet  me personat që kanë kaluar afatin 90 ditor, p.sh. në Greqi do penalizohen me gjobë 1200 euro?

EDI RAMA: Nuk mendoj që Greqia do bëjë një penalizim të tillë se do ishte skandal. Nuk është mungesë vullneti. Unë kam folur në komunikimin që kam pasur. Kemi faktikisht, një numër prej 1379 shtetasish të Shqipërisë nga një total prej 2163 të raportuarish, pra i kemi të identifikuar dhe janë në regjistrin tonë.

Kemi bërë ndërkohë, kemi kthyer shtetas. Por kemi një numër që është I koncentruar në Itali, në Kroaci ka 341 persona, në Angli, Zvicër, Spanjë. Po projektojmë rrugën e kthimit.

PYETJA: Nuk është e mundur që në marrëveshje dypalëshe të ngrihen udha ajrore charter?

EDI RAMA: E di që ka kompani ajrore që duan të fitojnë lekë. Ajo që ne ndeshim është që gjithë bota është në një situatë që nuk mund të imagjinohet. Është në një shock. Kanalet e zakonshme nuk janë funksionale siç kanë qenë. Kur vjen puna për diçka që ta kërkon tjetri nuk është siç kanë qenë.

Po bëjmë, kemi finalizuar projektin e rrugëve.  Nuk kemi linja direkte më gjithë këto vende. Do japim disa destinacione ku do I mbledhim. Pak fare durim, e di që durimi i tyre është provokuar deri në fund.

Ne kemi nevojë për pak fare durim. Deri në fund të javës ne do kemi qartësish planin dhe mënyrën se si do zbatojmë. Javën e ardhshme fillon kthimi, synoj t’i kthejmë brenda javës tjetër.

PYETJA: Do shkojnë në shtëpi apo do karantinohen në vende të posaçme?

EDI RAMA: Do e themi kur të vijë koha. Këto karantinat e mëdha nuk janë histori si suksese të jashtëzakonshme prandaj nuk duhet ta shohim si model. Ne jemi Shqipëria, as Kina dhe as SHBA. Mendoj që deri tani realiteti ka provuar që jemi në rrugën e duhur dhe besoj që në luftë vendosin taktikat dhe mënyra si e bën strategjinë por unë shpresoj mos kemi humbje në aspektin taktik. Unë them se nuk do të dalim të turpëruar nëse njerëzit do të rezistojnë. Nëse rezistojnë do të dalim me kokën lart.

PYETJA: Meta ka kthyer sot ligjin e pronës…

EDI RAMA: Këto çështjet e kohës së paqes nuk janë fare në fokusin tim, nuk më intereson fare.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb