VLORE 1999.

Shumë e mbajnë mënd këtë kamp por pak jetuan dhe dëgjuan për historitë brënda tij. Me mijra Shqiptarë të Kosovës, mbërritën edhe në Vlorë, ashtu si dhe në qytete te tjera. Një prej pikave më të rëndësishme ishte dhe kampi ” Arcobaleno”.

Atëherë isha vetëm 13 vjeç dhe zgjodha të isha pjesë e këtij misioni humanitar për të dhënë kontributin tim në ndihmë të vellezërve dhe motrave Kosovare si përkthyes vullnetar, punë të cilen e kisha bërë dhe kur isha 11 vjec ne operacionin Alba (duket e pabesueshme por një ditë do ti shkruaj të gjitha historitë në një liber të shoqëruar dhe me fotografitë përkatëse ).

Kanë qën të shumta historitë që më kanë ngelur në mëndje por një që skam për ta harruar kurrë është ajo e një nëne që qëndronte gjithmonë e heshtur dhe vetem qante.

Pyeta një grua që i qëndronte pranë se çfarë i kishte dhe ajo më dha një përgjigje të rëndë. Gjate kohës që ishte në banesën e saj duke gatuar në një fshat të Kosovës, kishin hyrë brenda ushtarët serbë. E tmerruar kishte filluar të qante sepse bashkeshorti ishte në luftë dhe ajo jetonte vetëm me femijën. Një prej ushtarëve i thotë: “po gatuake,çfare do hash për darkë,supë? Qënka pa mish” .

Dhe në ate kohë i morrën foshnjen nga dora dhe e hodhën në tenxhere dhe ishin larguar. Kërkoj ndjesë për këtë histori të dhimbshme dhe në të njëjten kohë horror por nuk kam për ta harruar kurrë fytyren e asaj gruaje. Historitë që kam degjuar gjatë punës në kampin Arcobaleno ishin të shumta, të veshtira për ti harruar. Gjithmonë perpiqesha që me miq italian ti falnim sadopak buzëqeshje dhe ngrohtësi të gjithë atyre femijëve ( edhe pse edhe vet isha fëmijë, vetëm 13 vjeç) që në sytë e tyre kishte vetëm dhimbje…

Sot, kur shikoj një Kosovë të pavarur jam shum i lumtur, pasi kam dëgjuar dhe përjetuar vuajtjet e tyre, jetuar mes historive dhe pasojave të cilat për shumë lan gjurmë për të gjithë jetën.Jam i lumtur për ty Kosovë, jam i lumtur për të gjithë ata miq që edhe sot e kesaj dite vazhdojmë te mbajmë miqësi, jam i lumtur per cdo fëmijë qe ka buzeqeshje në fytyrë dhe jo më me lot, jam i lumtur që kam isha për të dhënë ndihmën time!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb