TIRANE – Të gjithë jemi mësuar tashmë me surprizat që këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Valbona Mema, na rezervon sa herë që shfaqet në ndonjë studio televizive.
Ajo njihet për dëshirën e madhe për të eksperimentuar me look-un e saj edhe pse flokët bjondë kanë qenë gjithmonë tipari i saj dallues. Kohët e fundit e kemi parë Valbonën në emisionin “Një kat më lart” në In Tv, dhe tek emisioni “Rudina” në TV Klan.
Valbona u sigurua që të dyja këto dalje të ishin të veçanta dhe që publiku të vërente një ndryshim në pamjen e saj. Por, ndryshimin më të madh ajo e rezervoi për ditën e sotme ku ishte e ftuara në emisionin “Kush vjen për drekë”.
Valbona që pamë sot dukej shumë në formë, me flokë të prera shkurt dhe me një palë zyze të mëdha. Mesa duket, vitet e ikura, nuk ndikojnë në pamjen e Valbonës.
(BalkanWeb)