“Forcat e policisë në Yorkshire në Britani janë bërë bashkë me policët ballkanikë për të luftuar bandat kriminale shqiptare.”, shkruan media britanike,ndërsa risjell në vëmendje bashkëpunimin me SPAK dhe arrestimin e dy personave.

Partneriteti i quajtur Ekipi i Përbashkët Hetimor dhe i përbërë nga oficerë të Policisë së Yorkshire të Jugut dhe Ekipi i Krimeve të Rënda do të punojnë se bashku me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është goditja e krimit të organizuar.

Media angleze ndërsa citon autoritetet shton se policia ka deklaruar se partneriteti ka dhënë suksesin e tij pasi bashkëpunimi i dy agjencive çoi para drejtësisë dy kriminelë që mbajtën robër dy viktima në Sheffield.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin lituanez Valdemaras Kasinskas dhe 27-vjeçarin shqiptar Andi Alushi.

  • foto galeri

Bandat shqiptare dhe bandat lituaneze kanë fituar terren dhe mafia shqiptare tashmë e ekspozuar kontrollon tregun e kokainës në Britani.

Mirror shkruan se shifrat arrijnë deri në 5 mld paund  dhe se në Yorkshire bandat shqiptare janë të përfshirë edhe në trafikimin e kanabisit. Ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije se do të synojnë bandat që dalin nga Shqipëria dhe Lituania.

“Mbështetja e Eurojust-it ishte vërtet e çmueshme për hetimin tonë ne ishim në gjendje të udhëtonim në Lituani dhe Shqipëri për të kryer hetime thelbësore. Me koordinimin e tyre, ne mundëm të krijonim EPH-në e parë në Mbretërinë e Bashkuar me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë”, shkruhet më tej në artikull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb