Trupa të ekzekutuar nga bandat, shtëpia e një gjyqtari të djegur dhe viktima buzë rrugës.

Kjo është panorama e një mëngjesi në një nga zonat më të sigurta të një qyteti në Haiti, një vend që është përfshirë prej kohësh në një situatë koatike ku bandat dhe dhuna e tyre detyruan kryeministrin të jepte dorëheqjen.

Drejtoresha ekzekutive e Unicef-it, Catherine Russell, e ka quajtur situatën në Haiti “të tmerrshme” dhe e krahasoi paligjshmërinë me filmin post-apokaliptik, “Mad Max”.

Sigurisht dhuna e fundit në Port-au-Prince është një kujtesë se Haiti mbetet më afër anarkisë sesa stabilitetit.

Situata paraqitet e vështirë jo vetëm në rrugë, por edhe në spitale. OKB-ja ka vlerësuar se për shkak të mbylljes së kaq shumë spitaleve në kryeqytet, rreth 3,000 gra shtatzëna rrezikohen të lindnin pa kujdes mjekësor.

Port-au-Prince, Farah Oxima dhe nëntë fëmijët e saj u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në një lagje të kontrolluar nga bandat e dhunshme në një pjesë tjetër të qytetit.

Ata janë vetëm disa nga më shumë se 360,000 personat e zhvendosur brenda vendin në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës.

Teksa mbushte kanaçe plastike me ujë nga një tub në rrugë, 39-vjeçarja pranoi se po përpiqej të siguronte ushqimin dhe ujin e nevojshëm për fëmijët e saj të vegjël.

“Nuk di çfarë të bëj, po shikoj se vendi po shembet”, tha ajo.

Për të, ideja se një këshill teknik mund të imponojë një formë rendi ose sigurie në një afat të shkurtër duket krejtësisht e pamundur.

“Vetëm Zoti mund ta ndryshojë këtë vend sepse tani nuk mund të shoh se nga vjen ndonjë ndryshim tjetër”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: