13,784 raste aktive me koronavirus regjistrohen në Kosovë. Ndërkohë që deri më tani numri i të vdekurve është 1,062.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se aktualisht numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784. Kujtojmë se një ditë më parë është shënuar numri më i lartë i viktimave, ndërsa u shënuan 22 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: