Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 133 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje të rëndë. Mësohet 4 pacientë janë në respirator dhe 93 janë në oksigjeno terapi.

Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

“133 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 93 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb