Në mbrëmjen e fundit te “Dola te Ola”, ishin të ftuar dy personazhe të veçantë për programin por edhe shumë të dashur për publikun, ishin ata të dy, Endri dhe Stefi, me të cilët Ola ka ndarë skenën përgjatë gjithë sezonit.

Vëllezërit korçarë, sikurse ka ndodhur me të gjithë të ftuarit, u ulën në poltronat e verdhë dhe u zhveshën nga petku që ishim mësuar t’i shihnim. Ata na dhuruan një rrëfim të rrallë për jetën e tyre, dhe sigurisht muzikë të mirë dhe këngë të përzgjedhura nga repertori i tyre i gjerë.

Ata si fillim ndan me publikun kënaqësinë që kishin marrë nga pjesëmarrja në program, ku e cilësuan një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe fantastike. Ata u shprehën se janë ndjerë shumë mirë dhe janë mirëpritur me një dashuri të madhe.

Endri dhe Stefi falenderuan gjithë bashkëpunëtorët e “Dola te Ola”, gjithashtu një falënderim i veçantë shkoi për orkestrën e cila i shoqëroi në këtë mbrëmje, duke e kthyer programin në një shfaqje madhështore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb