TIRANE – Ekspertët e shëndetit mendojnë se shëndeti i mirë fillon në zorrë, duke qenë se shërben si mburojë për sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, zorra është e lidhur direkt me trurin dhe shëndeti i saj lidhet me gjendjen emocionale dhe hormonet, si dhe peshën dhe shëndetin e përgjithshëm.
Një problem sado i vogël me zorrën mund të çojë në probleme me sistemin digjestiv )fryrje të barkut, gazra, diarre), alergji të ushqimeve, ankth, depresioni, luhatje të humorit, probleme me lëkurës, sëmundje autoimune, infeksione të shpeshta, madje edhe diabet.
Shëndeti i zorrës mund të ndikohet nga shumë faktorë, duke filluar nga mosbalanca dietike, përdorimi i tepërt i ilaçeve, mungesa në minerale, stresi, të cilët mund të ndryshojnë balancën e baktereve në traktin digjestiv shkruan shëndeti.
Mënyrat më të mira natyrale për pastrimin e zorrës janë:
Merrni probiotikë (gjenden më së shumti tek kosi)
Pini mjaftueshëm ujë
Konsumoni ushqime organike dhe të shëndetshme, të pasura në fibra, minerale, vitamina dhe me përmbajtje të lartë në ujë. Ushqimet e pasura në fibra ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi dhe mbrojtjen e traktit digjestiv nga inflamacioni.
Shmangni ushqimet që e përkeqësojnë inflamacionin (pijet e gazuara, mishi i kuq, drithërat e përpunuara, vajrat vegjetalë etj).
Ulni nivelet e stresit. Ky i fundit shkakton inflamacion në trup dhe sistemin tretës.
Pini çaj jeshil ose xhenxhefili, pasi janë të pasur në enzima që ndihmojnë gjatë tretjes.
Mbroni mëlçinë, përpiquni ta konsumoni alkoolin në sasi të moderuar.
Flini të paktën 7-8 orë në natë.
Bëni ushtrime fizike.
