Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se i është nënshtruar trajtimit për një tumor malinj në prostatë, duke theksuar se ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe se aktualisht gëzon shëndet të mirë.
Lajmi u publikua në një postim të gjatë në rrjetet sociale, i cili shoqëroi raportin e tij vjetor mjekësor.
Sipas raportit mjekësor, kryeministri 76-vjeçar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Analizat e gjakut dhe testet e aftësisë fizike rezultojnë brenda parametrave normalë, ndërsa funksioni i zemrës mbetet i qëndrueshëm. Nuk janë evidentuar probleme që prej vendosjes së një stimuluesi kardiak në korrik 2023.
Netanyahu bëri të ditur gjithashtu se e kishte shtyrë publikimin e informacionit për gjendjen e tij shëndetësore me rreth dy muaj. Sipas tij, kjo u bë për të shmangur shfrytëzimin e kësaj çështjeje për propagandë nga Iran.
היום התפרסם הדו״ח הרפואי השנתי שלי.
ביקשתי לעכב את פרסומו בחודשיים כדי שהוא לא יפורסם בשיא המלחמה על מנת שלא לאפשר למשטר הטרור באיראן להפיץ עוד תעמולת כזב נגד ישראל.
אני מבקש לשתף אתכם בשלושה דברים:
1 – ברוך השם, אני בריא.
2 – אני בכושר גופני מצויין.
3 – הייתה לי בעיה…
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) April 24, 2026
Në postimin e tij, Netanyahu tha: “Dua të ndaj me ju tre gjëra: Së pari, falë Zotit, jam i shëndetshëm. Së dyti, jam në gjendje të shkëlqyer fizike. Së treti, pata një problem të vogël mjekësor në prostatë, i cili u trajtua plotësisht”.
Siç shpjegoi ai, gjatë një kontrolli të planifikuar pas operacionit në dhjetor 2024, mjekët zbuluan një lezion të vogël, më pak se një centimetër, i cili u diagnostikua si një tumor malinj në një fazë shumë të hershme, pa metastaza.
Edhe pse fillimisht iu ofrua mundësia e monitorimit pa ndërhyrje të menjëhershme, kryeministri izraelit zgjodhi të vazhdonte me trajtimin. “Kur informohem në kohë për një rrezik të mundshëm, zgjedh ta trajtoj menjëherë. Kjo vlen si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë personal”, tha ai.
Sipas tij, ai iu nënshtrua një trajtimi të synuar, i cili e eliminoi plotësisht problemin.
