Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin G7 në Sicili me liderët e vendeve me ekonominë më të zhvilluar në botë. Kjo do të jetë edhe ndalesa e fundit e Trumpit në turin e tij të parë jashtë vendit qëkur mori detyrën e Presidentit në Janar.

BBC njofton se pritet një debat i ashpër rreth disa çështjeve, përfshirë këtu tregtinë dhe ndryshimet klimatike. Mes shtatë vendeve pjesëmarrëse në samitin G7 përfshihen Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe SHBA-ja.

Ndërkohë ka edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian. Katër prej liderëve të këtyre vendeve duke përmendur Trumpin dhe Theresa May, është hera e parë që marrin pjesë në samitin G7.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb