TIRANE- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj përmes një postimi në ‘Twitter’ theksoi se ditën e sotme dhe nesër do të mbahet Ministeriali Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme e Drejtësisë.

Po ashtu Xhafaj pohon se këto 4 ditë kanë qenë dhe do të jenë të ngjeshura me takime dhe aktivitete sa i takon sigurisë në BE dhe rajon.

“4 ditë të ngjeshura me takime&aktivitete për çështje të sigurisë në BE e rajon. 2-3 tetor, takim i Drejtorëve të Policisë së vendeve ballkanike, Europol, DEA, FRONTEX, UNODC. Sot e nesër, Ministeriali Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme e Drejtësisë
Ministra nga vende të Ballkanit dhe të BE-së, së bashku me Komisionerin e BE-së Avramopoulos. I pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Austrisë, vend që mban Presidencën e radhës të BE-së, si dhe shumë personalitete të agjencive të ndryshme ligj zbatuese evropiane. Mirësevini!”, shkruan Xhafaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb