Policia kufitare ka bllokuar ditën e djeshme tre mjete të tjera lundruese, një gomone dhe dy “Jet ski”.

Ndërkohë janë marrë masa administrative edhe ndaj pronarit të një prej mjeteve, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, janë bllokuar nga Policia Kufitare edhe 3 mjete të tjera lundruese, 1 gomone dhe 2 “Jet ski”.

Ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Shërbimet e DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një mjet lundrues tip gomone, me të cilin po transportoheshin pasagjerë, në një zonë të kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues tip gomone, në bazë të ligjit nr.43/2020 datë 23.04.2020, neni 6, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi V. P., 50 vjeç dhe u bë bllokimi i këtij mjeti, në portin e Himarës.

Gjithashtu, në vijim të kontrollove, në Himarë, u bë bllokimi dhe i 2 mjeteve të tjera lundruese “Jet ski”, në pronësi të shtetasit F. B., me qëllim kontrollin për dokumentacion, si dhe për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Vlorë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb