Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar operatorët që merren me tregtimin e produkteve shtazore se integrimi në BE mund të jetë një humnerë falimentimi nëse nuk përgatiten për atë që duhet bërë.
“Problemi ynë është si të informojmë në kohë dhe hapur, pa zbukuruar realitetin dhe të informojmë në mënyrë të detajuar sipërmarrjen për atë që e pret në procesin e integrimit, që është thikë me dy presa. Nga një anë horizont mundësish për ata që do të jenë të përgatitur dhe një humnerë falimentimi për ata që nuk do të jetë në përgatitur.
Sa i përket sigurisë ushqimore, prodhimet shtazore dhe nënproduktet, duhet tua bëjmë të qarta se e nesërmja do të jetë fatale nëse nuk kuptojnë ç’duhet të bëhet për nesër.
Na duhet pak më shumë kohë në fushën e sigurisë ushqimore dhe po negociojmë me BE për shtyrje afatesh”, tha ai
