TIRANE

Ndërsa kryeministri Rama lajmëroi ashpërsimin e masave për tregtarët të cilët abuzojnë me sigurinë e produkteve ushqimore, prodhuesit vendas thonë se shteti duhet të forcojë hallkat e monitorimit dhe ndëshkimit të atyre që abuzojnë me sigurinë ushqimore, të cilët sipas tyre po dëmtojnë prodhuesit vendas. Sokol Krako kryetar I shoqatës së proshuesve bëri apel që denoncimet të behen me emra dhe fakte konkrete.

“Kjo situatë e cila për fat të keq dhe për cudi po na përsëritet cdo vit po na krijon një panik në treg, çoriention konsumatorin, ul besimin te produktet vendase.Produkti vendor është krenari kombëtar. Idetifikimi monitorimi dhe ndëshkimi maksimal të cdo subjekti qe abuzon me cilesine e produkteve ushqimore me apo pa qëllim.” -theksoi Krako

Edhe Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka teksa u shpreh se prodhimet shqiptare janë më të preferuarat në Gjermani krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit I bëri thirrje institucioneve të rrisin kontrollet.

“Kërkesa jonë për institucionet qëndrore është  të rrisin maksimalisht kontrollet pë të mundësuar sigurinë ushqimore.Të certifikojnë laboratorët që mundësojnë dhe kthejnë besimin te konsumatori shqiptar” u shpreh Jaka

Prodhuesit vendas thonë se subjektetet prodhuese informale, jo vetëm po dëmtojnë shëndetin e konsumatorit, por po deformojnë tregun dhe konkurrencën e ndershme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb