Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj katastrofave natyrore por sigurimet ndaj pronës mbeten shumë të ulëta. Presidenti i grupit Eurosig-Insig dhe UBA BANK, Kadri Morina i bën thirrje qeverisë të miratojë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat natyrore.

“I kërkoj qeverisë shqiptare dhe parlamentit që sa më shpejt të jetë e mundur për ngjarjet që ndodhën dhe tërmetin dhe përmbytjet që ndodhën tani të bëjnë projektligjin dhe të bëjnë sigurimin e detyrueshëm të pronave dhe bizneseve pse jo edhe të jetës, siç e ka sot shteti Maqedonas që nesër pasnesër këtë përgjegjësi ta heqë nga barra vet qeveria shqiptare”, shprehet Morina.

Aktualisht vetëm 0.2% e pronave në vend janë të siguruara edhe ato janë përgjithësisht të detyrueshme për shkak të kredive që marrin klientët nëpër banka. Kadri Morina thotë se tarifa që do të paguajnë qytetarët duhet të jetë 50 euro për 100,000 euro, shifër që ai thotë se nuk është taksë për qytetarin por shërbim.

“Sigurimi me ligj të detyrueshëm nuk është më tepër se 50 euro për 100,000 euro. Kjo nuk është taksë, ky është një shërbim që të kthehet mbrapsht. Ky është një shërbim që edhe nesër nëse qeveria e opozitës vjen në qeveri do të drejtojë për 2 muaj vetëm emergjencat civile. Kompania sigurimit nuk përgjigjet ty në qoftë se mbytet shtëpia sot kompania sigurimit të vlerëson dëmin dhe ka një akord siç i ka vendosur AMF rregullat që brenda 2 muajve të japë paratë ty se ku rri është puna jote, për këto 2 muaj të përgjigjet qeveria ty”, tha ai.

Presidenti i grupit Eurosig-Insig dhe UBA BANK Kadri Morina thotë se kompanitë e sigurimit janë të mirëkapitalizuara dhe iu përgjigjen me korrektësi klientëve.

“Kompanitë e sigurimit vetëm për tërmetin paguan mbi 40 mijë euro. E dini ju që nëse do ishin të siguruara të gjitha pronat e individëve me ligj të detyrueshëm kompanitë e sigurimit ishin të mirëkapitalizuara për të paguar 700 deri në 1 mld euro”, deklaroi Morina.
Eurosig ka vlerësuar dhe paguar në kohë dëmet e banesave që ishin të siguruara nga tërmetet e viti 2019 si dhe ka paguar 2.6 milionë euro për përmbytjet që iu shkaktua kompanisë italiane që po ndërtonte By Pass-in e Fierit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb