Pak ditë pasi News 24 denoncoi mungesën e një medikamenti për trajtimin e sëmundjeve të rënda tek fëmijët e prekur nga leucemia. Rei, 6-vjeçar nga Saranda, nuk e ka marrë trajtimin e duhur prej 28 ditësh, por falë ndërhyrjes së News 24, është bërë i mundur sigurimi i katër flakonëve të Asparaginaza.

Pas apelit nga jashtë vendit, ky ilaç i sigurua nga Turqia dhe më pas është bërë pagesa prej 500 eurosh. “Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi. Djali nuk ka bërë kimioterapi. Ka bërë vetëm mjekime që ia ka dhënë doktoresha”, tha gjyshja mes lotësh.

Gazetari Osman Stafa tha se ilaçi mungon në shumicën e spitaleve dhe mund të vijë pas më shumë se 10 ditësh, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk e ka siguruar në mënyrë urgjente. Rei nuk është pacienti i vetëm që ka nevojë për këtë ilaç.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb