Bluzat e bardha kanë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të dy personave që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mjekët thonë se Nikollaq Çepaj është dërguar në spital në gjendje shëndetësore të rënduar. 36-vjeçari ka marrë 5 plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë, raporton “Panorama”.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze për shkak të plumbit në kokë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjikale dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërsa 27-vjeçari Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb