Nedim Bajrami vazhdon të përballet me situatë të vështirë te Rejnxhërs. Mesfushori me tipare sulmuese nuk u përfshi në skuadrën e sotme, që u përball me Dunden dhe fitoi 4 me 2.

Nëse te Rejnxhërs është humbur besimi te Bajrami, e njëjta gjë nuk ndodh te Kombëtarja. Trajneri Silvinjo e ka të preferuarin e tij.

Bajrami u aktivizua si titullar te Shqipëria në sfidën me Poloninë. Kuqezinjtë u mposhtën 2 me 1 në transfertë, duke u eliminuar në gjysmëfinalen e “play off” për Botërorin.

Minuta për Bajramin u rezervuan edhe në miqësoren ndaj Ukrainës. Takim që u mbyll me humbje minimale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb