Turku Selami Simsek ka apeluar vendimin e Gjykatës Administrative që i rrëzoi padinë ndaj Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë.

Simsek rrezikon të deportohet në Turqi, por ai ka apeluar vendimin duke kërkuar që të pezullohet vendimi i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, si dhe mos lejohet asnjë vendim ëpr deportim/ dëbim apo largim nga Shqipëria, madje të pranohet kërksa e tij për azil.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWeb padinë e turkut Selami Simsek që mban datën e regjistrimit 19 janar 2021, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Simsek ka kërkuar azil politik edhe më parë në Shqipëri, teksa Turqia e kërkon me argumentin se është gylenist, apo pjesë e organizatës ”FETO”, edhe pse turku e ka mohuar këtë, por nuk ka hedhur poshtë faktin se në atdhe i rrezikohet jeta.

PADIA E SELAMI SIMSEK

Detajet e çështjes

Nr. i çështjes:    31155-00161-86-2021

Dt. e regjistrimit:              19-01-2021

Palët

Paditës:                Selami Simsek

I paditur:              Drejtoria e Azilit dhe Shtetesise, Komisioni Kombetar per Azilin dhe Refugjatet

Palë të treta:

Objekti i padisë:               1.Shfuqizimi i vendimit Nr.08 dt.09.03.2020 i Drejtorise se Azilit dhe Shtetesise, prane Ministrise se Brendshme. 2. Shfuqizimi i vendimi Nr. 18 dt. 10.09.2020 i Komisionit Kombetar per Azilin dhe Refugjatet. 3. Detyrimin e pales se paditur Drejtoria e Azilit dhe Shtetesise prane Ministrise se Brendshme per te pranuar kerkesen e Azilkerkuesit dhe dhenien e te drejtes per perfitimin e Azilit paditesit Selami Simsek. 4. Marjen e mases se sigurimit te padise duke bere Pezullimin e ekzekutimit te vendimit Nr.08 dt.09.03.2020 te Drejtorise se Azilit dhe Shtetesise, prane Ministrise se Brendshme, duke mos lejuar asnje veprim per deportim/debim/ apo largim te shtetasit Turk z.Selami Simsek nga territori i Republikes se Shqiperise.

Relatori:               Blerona Hasa

Anetar1:              Lindita Sinanaj

Anetar2:              Rilinda Selimi

Data e seances:                25-02-2021

Gjykimi:               Dhome keshillimi

Dispozitivi:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb