TIRANË- Para disa kohësh ai bëri të ditur për publikun se tashmë i ka dhënë fund beqarisë. Sinan Hoxha u shfaq krah për krah me të fejuarën e tij Andrra teksa dukeshin më të dashuruar se kurrë në disa foto në rrjetet sociale. Ai siç duket më në fund ka gjetur shpirtin binjak, të cilës i ka kushtuar edhe një dedikim special për ditëlindje. “Gëzuar Ditelindjen Dashuria ime festofsh edhe 100 tjera së bashku me mua dhe të dashurit e tu.. Të dua pafund Jeta ime”, ­ka shkruar ai në një foto në Instagram, ku është së bashku me Andrran.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: