Për 4 muaj qëndrimi në shtëpi Beniada kishte një këngë të preferuar: “Parfumi im”, e kënduar nga Sinan Hoxha.

Këngëtari, bashkë me familjarë të modeles e kanë surprirzuar atë në natën e fundit të qëndrimit në “Big Brother”.

Sinani, ka thënë fjalë tepër domethënëse për Beniadën.

Ai tregoi se Beniada i ka dhënë një leksion rinisë shqiptare dhe ka qenë tepër e sinqertë. Nga ana tjetër, Beniada u shpreh e lumtur që u takua me këngëtarin dhe theksoi se nuk e beson që ai ndodhet aty për të.

Sinan Hoxha: Ke qenë e jashtëzakonshme, na ke dhënë leksion. Beniada ka qenë gjithçka për këtë Big Brother, e sinqertë dhe gjithçka.

Beniada: Jam shumë e lumtur, s’e besoj fare që je këtu.

Sinan Hoxha: Jam i lumtur që këngën time e ka kënduar për 4 muaj një vajzë me kaq nivel sa ty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb