Këshilli Drejtues i Sindikatës së shërbimeve policore të Shqipërisë ka organizuar mesditën e sotme në qytetin e Beratit takimin e tij të radhës.

Në takimin ku kanë qënë të pranishëm përfaqësues të policisë, institucioneve vendore dhe atyre të burgjeve, është diskutuar mbi problematikat e shumta që ka sistemi penitenciar në vendin tonë.

Për Kryetarin e Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë Valentin Maçaj, strukturat e policisë në çdo institucion ligjzbatues, për shkak të pandemisë, po vuajnë mungesë në organikë, mangësi në pagesat e orëve shtesë të fundjavave dhe punonjësit ndihen në stres nga mungesa e etikës në komunikim nga ana e shefave të sektorëve përkatës.

“Problemet e Policisë së Burgjeve-ka thënë Maçaj-vazhdojnë të shtohen dita ditës për shkak të një heshtjeje të pamotivuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me raportin e Auditit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka udhëzuar ripagimin e orëve shtesë të papaguara dhe kthimin e shumave që u janë mbajtur padrejtësisht punonjësve të policisë së burgjeve,ndërkohë që problem është edhe vonesa e daljen së VKM lidhur me pagesën e re për Policinë e Burgjeve,që i ka filluar efektet ligjore që në 1 Gusht 2020”.

Maçaj ka folur edhe për të prekurit me Coronavirus brenda burgjeve, duke u shprehur se aktualisht në sistemin e burgjeve në vendin tonë kemi pasur mbi 67 punonjës të prekur me Covid-19 dhe fatkeqësisht edhe një humbje jete, ndërkohë që kemi pasur edhe shumë të burgosur të infektuar që janë transferuar në Institucionin e Ekzekutimeve Penale në Lezhë.

Në lidhje me këtë institucion, Maçaj pohon se në këtë institucion ka shumë probleme logjistike të theksuara, mungesë të kushteve të punës si dhe pamjaftueshmëri të ambjenteve akomoduese për të dënuarit dhe të paraburgosurit, pasi tërmeti i Nëntorit ka dëmtuar dy godinat kryesore.

Sipas Maçaj, problatikat dhe ankesat kanë qënë të shumta pasi punonjësit ankohen se mungojnë kushtet e higjenës në vendet e shërbimit, vakti ushqimor i punonjësit të policisë së burgjeve, edhe pse të gjitha këto janë të parashikuar me ligj.

Në vendin tonë-ka thënë Maçaj-nuk zbatohet Kodi i Punës,Ligji për policinë e Burgjeve, të Drejtat Ndërkombëtare të punës dhe Konventat e miratuara që janë të gjitha në rregull.

Sipas Maçaj, ka ardhur momenti që sindikata t’i paraqesë qeverisë dhe instancave të tjera një peticion, duke kërkuar marrjen e masave për përmirësimim e situatës në sistemin penitenciar shqiptar, duke filluar nga rritja e pagave, kushtet e punës, vakti ushqimor, uniforma të rregullta, transporti, kushtet në vendin e punës, kutitë e ndihmës së shpejtë, sigurimi i jetës etj.

Maçaj ka deklaruar se, në qoftë se nuk plotësohen këto kushte ne nuk ma hapen shkalla e protestës së sindikatës do të vazhdojë në Bruksel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb