Sistemi elektronik i prokurimeve është integruar me të të menaxhimit financiar dhe për dy insitucione kjo hallkë do të jetë efektive nga 5 janari 2022.

Bëhet fjalë për Agjencinë e Prokurimit Publik dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ndërkohë që të gjithë insitucionet e tjera nga 1 shkurti 2022. Vetë Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi se tashmë për të gjithë insitucionet ka një manual Teknik që do të udhëzojë për hapat që duhet të ndiqen dhe risitë që vijnë me këtë integrim.

“Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim APP)  në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë kanë finalizuar procesin e integrimit të Sistemit të Prokurimit Elektronik (në vijim SPE)  me Sistemin e Menaxhimit Financiar (në vijim AFMIS)  lidhur me kontollin e fondeve të vlefshme në thesar, gjatë krijimit të procedurës së prokurimit.

Sjellim në vëmendje se procesi i integrimit do të realizohet për të gjithë procedurat e prokurimit që zhvillohen në formë elektronike me përjashtim të procedurave blerje me vlerë të vogël dhe sistem dinamik të biletave të transportit ajror ndërkombëtar si dhe procedurat e prokurimit marrëveshje kuadër” thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Njoftimi i APP shoqërohet me listën e institucioneve që do të duhet të ndjekin procedura të reja teknike pas këtij ndryshimi që në total janë145 dhe përfshijnë ministritë, insitucionet e tyre të varësisë, insitucionet e arsimit, bashkitë e vendit si dhe ujësjellësit.

Në dokumentet që shoqërojnë këtë njoftim APP shton edhe manualin Ii cili në hyrje sqaron se ka për qëllim shpjegimin e hapave që duhet të ndiqen me qëllim finalizimin e procedures së prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik, për të gjitha institucionet buxhetore që aksesojnë Ëeb Portal në sistemin SIMF (Sistemi Informatik i Menaxhimit Financiar) dhe SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë), respektivisht për konfirmimin mbi fondet e vlefshme të kerkesës për angazhim (urdhërit të prokurimit) nga struktura e sistemit të thesarit dhe rregjistrimin e kërkesës për angazhim në SIFQ .

“Krijimi i procedures së prokurimit lidhet me kontrollin e vlefshmërisë së fondeve buxhetore në momentin e fillimit te procedurës së prokurimit te ketyre fondeve. Procedurat me vlerë nën 1 000 000 lekë, për të cilat nuk lidhet kontrate, pra nuk merret nje angazhim ligjor financiar, nuk do ti nënshtrohen këtij integrimi, njësoj sikurse marrëveshjet kuadër.

‘Nepunes i autorizuar’, per efekt te kryerjes se veprimeve ne sistemin e prokurimit elektronik, sipas ketij Manuali, te jete Personi pergjegjes per prokurimin, i cili kryen detyrat e tij sipas parashikimeve te rregullave te prokurimit publik”sqarohet në manual./monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: