TIRANË – Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkon Kryeministrit t’iu japë përgjigje, shqiptarëve, për premtimet e pambajtura e të lërë menjanë mesazhet “online” në rrjetet sociale, që ai i konsideron si dredhime mashtruese”.

“Vajmedeti humbi betejën me realitetin, por njësoj si merhumi i bunkerit, nuk i ndahet dezinformimit, – shkruan Basha sot në Fb. – Shqiptarët presin përgjigje, jo dredhime mashtruese online.”

Duke i kujtuar Ramës, listën me kërkesa konkrete që ia parashtroi dje në një konferencë shtypi, Basha i ka vënë përballë Ramës edhe premtimin elektoral:

“Mos rrit çmimin e energjisë, kur ke premtuar uljen; mos rrit taksat për 100% të shqiptarëve, kur ke thënë ndryshe; mos ul investimet dhe përkrahjen sociale. Jep llogari pse nuk ke hapur asnjë vend të ri pune, por ke shkatërruar me mijëra përmes arrogancës, paligjshmërisë dhe represionit qeveritar.”

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: