Në intervistën pas ndeshjes së Milanit me Arsenalin, mbrojtësi Leonardo Bonuçi, nuk i ka mbajtur dot lotët. Ai nuk e vazhdoi dot intervistën, prej ndarjes nga jeta të Astorit, pak ditë më parë.

“Nuk pata mundësi për t’i dhënë lamtumirën. Por, i them lamtumirë Davide. Ishte perfekt nga çdo këndvështrim. Më ka prekur shumë largimi i tij. Do ta kem gjithnjë me vete. Është një mik i madh dhe një njeri i madh”, tha Bonuçi duke u larguar mes lotësh.
(i.ç/BalkanWeb)