TIRANE – Pas disa muaj debate, maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin për t’i hapur rrugë dekriminalizimit.
Me 131 vota pro Kuvendi miratoi projektligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, i njohur ndryshe si drafti ‘për dekriminalizimin” që parashikon ndalimin e përfshirjes në politikë apo emërimin në poste të larta zyrtare të personave me të kaluar të errët.
Drafti, një version konsensual i projektligjit të ardhur nga qeveria dhe atij të propozuar nga opozita, synon të garantojë integritetin e personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike, përmes dekriminalizimit të organeve të zgjedhura.
Më herët 131 deputetë të Kuvendit kanë votuar pro paketës së ndryshimeve kushtetuese, e hartuar në funksion të ligjit të dekriminalizimit, që parashikon kategoritë e zyrtarëve që nuk mund të zgjidhen në poste të larta ose që duhet të lënë mandatet në rast se kanë kryer shkelje në të kaluarën.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se ky projektligj hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.
Katër amendamentet e miratuara me konsensus të hënën nga komisioni i posaçëm parlamentar u miratuan sot me konsensus në Kuvend, duke i hapur rrugë zbatimit të ligjit nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Një nga nenet e paketës ligjore që përfshin ndryshimin e nenit 179 të Kushtetutës përcakton se deri në 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, titullarit të institucionit publik dhe vetë personave që preken nga ligji, u lihet kohë që të verifikojnë pastërtinë e tyre.
“Funksionarët e organeve të parashikuara në Kushtetutë dhe subjektet e ligjit të posaçëm që rregullon garantimin e integritetit të personave, që janë në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruar të përmbushin detyrimet e përcaktuara në atë ligj, brenda 3 muajve nga hyja në fuqi e tij”, thuhet në nenin 4 të pr/ligjit.
Amendamentet detyrojnë gjithashtu titullarët e institucioneve ku konstatohet se ndodhen individë me të kaluar kriminale, që brenda 5 ditëve të shpallin të pavlefshëm mandatin ose të nxjerrin aktin e shkarkimit të tyre.
“Funksionarët publikë që janë emëruar në detyrë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që ushtrojnë funksionin e tyre me ose pa mandat, shkarkohen menjëherë nga detyra nëse konstatohet se përfshihen në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara sipas ligjit të posaçëm nga e drejta për t’u zgjedhur, emëruar apo për të mbajtur një funksion publik. Organi përgjegjës është i detyruar të nxjerrë aktin e shkarkimit nga detyra brenda 5 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit”, thuhet në amendamentet e ndryshuara.
Ndërkohë, Parlamenti ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, për moslejimin të kandidimit në poste publike të personave që kanë mbajtur dhe ushtruar poste gjatë regjimit komunist. Gjithashtu, nuk u votua as amendamenti i deputetit Oerd Bylykbashi për testin e drogës.
Kryeparlamentari Ilir Meta e cilësoi një konsensus të jashtëzakonshëm, miratimin e ligjit për dekriminalizimin.
(er.nu/BalkanWeb)

Eshte miratuar drafti dhe jo ligji. Pse valle vetem drafti?!?!
Apo do presim zgjedhjet e reja qe ky te hyje ne fuqi?!?
Duhet te miratohet ligji prr reformimin e drejtesi.te krijoher Byroja kombetare e hetimeve(e cila te jete dege e FBI-se)dhe te pastrohet nga rrenjet jeta politike e sociale e vendit.PD-ja duhet te jap konsesusin edhe per kete ligj.(Sic thote populli mos te bej shume xhibla).E pershendes ligjin e sapomiratuar por fatkeqesia eshte se kapot do te ngelen pa bandat dhe bandat pa kapot (pushtetar e ishpushtetar) nqs miratohet ligji per Drejtesine.Le te ndjekim shembujt e mire te botes si Italia dhe keshillat e vyera qe na japin partneret tane strategjik.Hidhuni mos kini frike te nderuar deputet e krere partiak qe e doni pa mase vendin e popullin tuaj.
Cne ce su miratua ligji x drogen, apo paska shume nga dy palet.
Tani qe te funksionoj ky ligj, duhet realizuar reforma ne drejtesi. A eshte PD-ja dhe LSI-ja e gatshme ta votoje?
Eshte kot dhe ky ligj asgje ska per te ndodhur eshte sa per te mashtruar shqipetaret se ja po i heqim kriminelet por te vertetet jan ministar ish ministra dhe kryeministra qe po rjepin popullin ky vend ka per te vuajtur ne jet te jeteve jo se ishte saliu dhe vujten shqipetaret po dhe tani qe eshte rama po vuajn dhe kush te vij me pas perseri do vuajn rama eshte nje kriminel qe kalon si gjith kriminelat qe kan kaluar ne pushtet ai qe e peson jan njerzit e keti vendi .shqiperia nuk ka nivel minimal te jeteses pervec pushtetarve dhe atyre pran njerzit e thjesht vuajn shum i mban emigrimi i familjarve neper bote qe han buk pa shteti nuk ekziston asnjeher nuk ka rendesi kush qeveris pd apo ps nje lloj eshte mjer ky vend
Perse mos te miratohet ligji qe mos te lejohen njerzit qe kan pas detyre ne komunizem? Ke djeg pilafi