Politologu Ardi Nurellari, në një lidhje live me Skype në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se kryeministri mban fjalime me shumë bujë, duke shtuar se më tepër se fjalët, vendi ka nevojë për vepra.

Nurellari thekson se SPAK po tregon kurajo, duke hetuar funksionarë të lartë, në nivele të papara ndonjëherë.

“Fjalët që ka thënë kryeministri shkojnë ndesh me veprat. Rama thotë fjalë të bukura, por se veprat i ka ndryshe. Opozita ka bërë denoncime të shumta për aferat e qeverisë. Në lidhje me skandalin 5D në Bashkinë e Tiranës, duhet të kishim dorëheqje. SPAK po tregon kurajo dhe po heton funksionarë të lartë të shtetit.

SPAK ka vepruar ndaj funksionarëve jo të vegjël në qeverisje. Nevoja për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit është e madhe, por akuzat duhet të jenë të mirëmenduara, të ketë argumente, me qëllim që asgjë mos të përfundojë si flluskë. SPAK besoj se do të japë fryte”, deklaroi Nurellari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: