TIRANE- Vajza që shihni në foto është Elena Abdillari, 23-vjeçarja që humbi jetën pas një aksidenti tragjik gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident mbeti i vdekur edhe 60-vjeçari Bujar Agalliu, taksisti me të cilin udhëtonte e reja. Ngjarja ndodhi në hyrje të Maminasit.

“BalkanWeb”
mëson se Abdillari ishte nisur për në Itali, pasi në çantën e saj u gjet një biletë Durrës-Bari, ndërkohë që në rrethana ende të paqarta Elena ishte kthyer drejt Tiranës.

Elena Avdillari
Elena Avdillari

Viktima nuk ishte paraqitur madje as në sportelin e portit të Durrësit për të bërë verifikimet, ndërsa aty ka marrë një taksi dhe është nisur për në Tiranë. 23-vjeçarja thuhet se ishte e martuar dhe se jetonte në zonën e Kombinatit.

Në vendin e ngjarjes u gjetën sendet personale, stilolapsi, atletet e bardha që i kishte veshur viktima, një palë këpucë të kuqe në bagazhet e saj, një rimel për sytë.

Policia raportoi se të dy personat që udhëtonin në taksinë me targa DR 475 TX humbën jetën në vend, pasi mjeti u përplas me një ‘Benz’ me targa AA 060 SP. Aktualisht policia po heton rreth aksidentit dhe kapjes së drejtuesit tjetër të mjetit, pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)