Gemma Flanagan është 34 vjeç dhe deri në moshën 30 vjeçare ishte një asistente udhëtimi për British Airways.
Ajo ishte e dashuruar me punën e saj si dhe kureshtare për të zbuluar botën udhëtim pas udhëtimi, deri para katër vitesh kur zbuloi se vuante nga sindroma e Guillain-Barre, që i shkaktoi paralizë të gjymtyrëve të poshtme.
Duke qenë e detyruar të lëvizë vetëm me karrocë me rrota, asaj ju desh të mësojë të dashurojë trupin e saj, të ndjehet e bukur pavarësisht sëmundjes.
Të pozonte me të brendshme në një karrige me rrota, të tregonte sensualitetin e saj, do të thoshte të ishte një pikë referimi për të gjithë femrat si ajo.
Së bashku me shtatë femra të tjera Gemma zgjodhi të jetë pjesë e edicionit të dytë të fushatës #TheNewsexy për linjën e të brendshmeve Skantilly të Curvy Kate. Një set fotografik me femra të moshave të ndryshme, forma trupi të ndryshme si dhe tipeve të ndryshme të lëkurës.
Nga Paige Billiot, 24 vjeç, që ka një nishan në fytyrë, tek Yasmin Taylor që në moshën 15 vjeçare zbuloi se vuante nga alopecia, (sëmundja që humb flokët), deri tek Janet Rook, që tregon trupin e saj në moshën 65 vjeçare me bikini, fotot e tetë ‘modeleve’ për bukurinë dhe diversitetin.
(da.xha/BalkanWeb)
