Katër nga modelet më të mira të planetit janë bërë bashkë nga Vogue për një kopertinë për të cilën do të flitet gjatë.

Në moshën 53-vjeçare, Naomi Campbell takohet për herë të parë pas shumë vitesh në studion e revistës së madhe, me 58-vjeçaren Linda Evangelista, 57-vjeçaren Cindy Crawford dhe 54-vjeçaren Christy Turlington.

Tani në dekadën e tyre të 6-të të jetës, supermodelet pozuan së bashku për objektivin, duke dëshmuar se bukuria dhe eleganca nuk kanë moshë dhe dërguan mesazhin e tyre për të gjitha femrat mbi 50 vjeç.

Herën e fundit që ato u fotografuan të gjitha bashkë ishte në vitin 1989, sërish për Vogue. Me rastin e ribashkimit të tyre, revista rishfaqi foton virale bardhë e zi të viteve ’90.

Video nga fotosesioni i rrallë u postuan edhe përmes llogarisë zyrtare të revistës në TikTok.

@voguemagazine

They’re supersonic! Introducing Vogue’s September cover, starring the Supers, including CindyCrawford, NaomiCampbell, ChristyTurlington, and LindaEvangelista. Head to vogue.com for an exclusive look at how this cover was made, plus tap the link in our bio to secure your issue now.

♬ original sound – Vogue

“Për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga vitet ’90,” dëgjohet duke thënë Naomi Campbell, duke shtuar: “Për të gjitha gratë atje, le të tregojmë se mosha është vetëm një numër.”

@voguemagazine

Few photographs remain as indelible as Peter Lindbergh’s 1990 image of the original supers—NaomiCampbell, LindaEvangelista, ChristyTurlington, CindyCrawford, and TatjanaPatitz—all in jeans and drapey black tops, with almost-bare faces and hair flowing in the wind. Tatjana Patitz sadly passed away earlier this year. Back then, the cover captured the women that defined a decade, and showed them as themselves, rather than as the chameleons they were known to be. Now, 33 years later, the Supers reunited to front Vogue’s September issue, seen through the lens of the young RafaelPavarotti. Head to vogue.com for an exclusive look at how this cover was made, plus tap the link in our bio to secure your issue now.

♬ original sound – Vogue

“Ne jemi gra. Ne ishim të reja atëherë dhe tani jemi gra të plotësuara, me forcën tonë, me trupin tonë. Ne nuk shkuam askund dhe ndoshta do të kthehemi përsëri pas 30-40 vjetësh”, tha Turlington nga ana e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb