VLORE– Shefi i Rendit të Vlorës është vënë në pranga mbrëmjen e sotme. Arrestimi i Haki Hasanbegaj është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Shkak për arrestimin e tij janë bërë dyshimet se dekonspiroi një operacion anti-droge në Vlorë.
Ndaj Hasanbegajt rëndon akuza për “favorizim të kultivimit të narkotikëve”.

Të njëjtën gjë konfirmoi kryeprokurori Adriatik Llalla në emisionin “Opinion”.

Shefi i Rendit në Qarkun e Vlorës bëhet i pari zyrtar i lartë nga radhët e Policisë së Shtetit që prangoset, ndonëse sipas lajmeve të publikuara më herët në media Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur nën përgjim 22 zyrtarë të lartë. Referuar po këtyr lajmeve, në listën e përgjimeve nga Prokuroria janë tashmë edhe shumë drejtues të policisë.

Haki Hasanbegaj u rikthye në Polici 5 vite më parë. Ai ka qenë Shef i Postës Policore në Orikum. Hasanbegaj akuzohet se ka ofruar mbështetje për kultivuesit e drogës me qëllim ndarjen e fitimit, në masë 20-40%.

Në vitin 2014, ai ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit të Mallakastrës, ndërsa në 2015 ka qenë shef i komisariatit të Tepelenës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: