Luftëtari ka shkatërruar Partizanin në takimin e vlefshëm për javën e 15 të Superligës duke e mundur me rezultatin e thellë 5-0. Skuadra gjirokastrite e cila po kalon një moment pozitiv i ka dhënë leksione futbolli të kuqve duke i shkaktuar një humbje që nuk pritej aspak pas asaj fitoreje kundër Teutës.

Luftëtari e zhbllokoi takimin që në minutën e 21-t me Dejvi Bregun, më pas Abazaj dhe Rroca do të mbyllnin pjesën e parë me shifrat 3-0. Në fraksionin e dytë të lojës kryeqytetasit do të pësonin edhe 2 gola të tjerë. Erik Lamçja me dy golat e tij, në të 58-n dhe të 80-n minutë do të vuloste shifrat përfundimtare.

Tabela e renditjes pas javës së 15-t.

superliga

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Luftëtari-Partizani 5-0

88′ Alban Hoxha shpëton Partizanin nga pësimi i golit të 6-të, pas gjuatjes nga goditja e dënimit nga ana e Zguros
 
88′ Alban Hoxha shpëton Partizanin nga pësimi i golit të 6-të, pas gjuatjes nga goditja e dënimit nga ana e Zguros.
80′ GOOOL Lamçja 5-0. Dejvi Bregu shpërthen bukur në krahun e majtë dhe jep një asist për Lamçen, i cili e pati shumë të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë.
75′ Partizani në kërkim të golit të nderit, Xhixhua provon me një gjuajtje, por ndaj portieri Ruçi.
61′ GOOOL Lamçja 4-0. Sulmuesi përfiton nga një rrëmujë brenda zonës duke shtyrë topin në rrjetë.
60′ Edhe Luftëtari kryen zëvendësimin e parë, largohet autori i golit të dytë Kristal Abazaj në fushë Përgjini.
58′ Zëvendësim i parë për Partizanin, largohet Kotobelli në fushë Fili.
52′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë.
48′ Bregu provon me të majtën nga distanca, pret mjaft bukur portieri Alban Hoxha.
46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Luftëtari-Partizani 3-0.
39′ GOOOL Rroca 3-0. Sulmuesi merr një top të gjatë nga mbrojtja, përfiton nga përgjumja e lojtarëve të Partizanit dhe shënon golin e tretë.

37′ GOOOL Kristal Abazaj 2-0. Një shpërthim nga mesi i fushës, ia kalon topin mes këmbëve Ibrahimit, dhe i vetëm përballë Hoxhës nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën.

35′ Mundësi mjaft e mirë për Partizanin, Malota ka gjuajtur me kokë brenda zonës, por topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën. Mbrojtësi ka pësuar edhe një dëmtim pas këtij momenti.

21′ GOOOL Luftëtari 1-0. Pas një këmbëngulje të gjatë brenda zonës, Dejvi Bregu, ka devijuar topin në rrjetë nga shumë pranë vijës fatale.
14′ Goditje nga këndi për Luftëtarin. Zguro kroson në zonë, por lojtarët e Partizanit s’pastrojnë zonën.

6′ Futbollistët e Luftëtarit pretendojnë për një 11-metërsh, pas rrëzimit të Rapos brenda zonës.
1′ Ka nisur takimi.

Luftëtari-Partizani 3-0
Bregu 21′, Abazaj, Rroca
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramadani, Rapo, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçe. Trajner: Hasan Lika
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kotobelli, Batha, Vila, Trashi, Progni, Asani, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova
Gjyqtar: Kridens Meta

/PanoramaSport- http://<iframe frameborder=”0″ width=”480″ height=”270″ src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x6bt529″ allowfullscreen></iframe>

Etiketa: