Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka qenë një prej shembujve më të mirë për politikanët gjatë Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Përveçse një tifoze e flaktë e përfaqësuese së saj, ajo vazhdimisht është paraqitur me simbole kombëtare në tribuna duke anashkaluar protokollet e veshjeve serioze.

KolindaModric

Kjo ka bërë që 50-vjeçarja të fitojë simpatinë e tifozëve të futbollit nga e gjithë bota. Kombëtarja e Kroacisë nuk arriti që ta fitonte Kupën e Botës, pasi në finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’, pësoi me rezultat 4-2.

E pranishme në Luzhniki Stadium Kolinda u kujdes për t’i ngushëlluar lojtarët e Kroacisë.

Megjithatë, në momentin e përqafimit të kapitenit Luka Modric, edhe ajo kishte nevojë për një ngushëllim, duke qenë se nuk arriti t’i mbante lotët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb