ITALI-Eshtë ndarë nga jeta në moshën 73 vjecare, ikona seksi e kinemasë italiane Laura Antonelli.

Artistja protagoniste e njohur në vendin tonë me ‘Përgjithmonë Xhulia’, është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj.

Artistja 73 vjeçare ka vdekur nga një infarkt, në shtëpinë e saj në Ladispoli, pranë Romës. Ajo që ka dhënë lajmin ka qenë një punonjëse në shtëpinë e Antonellit, e cila e ka gjetur të rrëzuar përtokë artisten.

Aktorja arriti popullaritetit më të madh në vitet Shtatëdhjetë dhe Tetëdhjetë, duke interpretuar në role erotike dhe në filma me aktorë të njohur.

Në karrierën e saj ajo ka punuar me Giuseppe Patroni Griffi, Luchino Visconti, Sanvatore Samperi, Dino Risi dhe Luigi Comencini. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: