TIRANE – Tensione e përplasje ka pasur ditën e sotme mes minatorëve dhe policisë gjatë protestës së tyre përapara Kryeministrisë.

Minatorët kanë tentuar të hyjnë në Kryeministri dhe të takojnë Ramën, pasi nuk kanë marrë një përgjigje prej këtij të fundit pas 30 minutash.

Ora 12:20 – Gjatë protestës, minatorëve iu bashkua koordinatorja tek zyra e bashkëqeverisjes në kryeministri, Elisa Stamo, e cila i kërkoi atyre të qetësoheshin.

“Duke protestuar, pa ju dëgjuar nuk do zgjidhim gjë. Mundet që dy prej jush të vijnë në kryeministri dhe të kontaktojmë,” u tha Stamo minatorëve.

Pas këtij veprimi dy prej minatorëve u futën në kryeministri.
WhatsApp Image 2018-03-21 at 12.30.50 (1)

WhatsApp Image 2018-03-21 at 12.30.30

WhatsApp Image 2018-03-21 at 12.30.21

WhatsApp Image 2018-03-21 at 12.30.16

WhatsApp Image 2018-03-21 at 12.29.34
Ora 12:00 –  Minatorët në mungesë të një përgjigje nga ana e kryeministrit, kanë bllokuar rrugën tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke ndaluar kështu qarkullimin e automjeteve.

Sipas minatorëve ka përfunduar afati kohor që i dhanë kryeministrit për miratimin e statusit të minatorit.

Rama është në zyrën e tij, pasi kishte mbledhje qeverie

perleshja e minatoreve me policine

asa

(e.f/BalkanWeb)

Etiketa: