FRANCE- Ka përfunduar sfida Kroaci-Portugali me rezultatin 0-1. Quaresma çon Portugalinë në çerekfinale pas kohës shtesë së takimit me një gol në minutën e 117, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Stade Felix Bollaert-Delelis” në Lens. Arbitri i ndeshjes është spanjolli Carlos Velasco Carballo.

Minuta 61- Në minutën e 61-të, Vida jo vetëm që nuk arrin të dërgojë topin në rrejtë por i prish punë edhe Mandzukic, një rast I pastër për kroatët për të kaluar në avantazh.

Minuta 51- Pjesa e dytë nisi nën diktatin ballkanas, Perisic është magjik në cdo top qe prek, krijon një koridor të bukur në krahun e majtë, Brozovic në qendër nuk arrin të devijojë topin në kuadrat duke fituar vetëm goditje këndi.

Minuta 40- Kroatët zbresin në një kundërsulm të shpjetë në minutën e 40-ët, Perisic krijon një koridor perfekt në krahun e mjatë, por Strinic kroson keq, shumë keq,

Minuta 29- Tre minuta më vonë, Perisic ndez motorrët shkëputet bukur në krahun e djathtë, futet në qender por gjuan keq.

Minuta 24- Në një ndeshje kur të gjithë prisnin që të kishte raste pafund, futboll sulmues dhe shume episode, krejt ndryshe ndodhi. Dy skuadrat u futet të kujdesura në fushë, sigurisht përballë elementëve të tillë cdo gabim mund të jetë fatal. Për të parë një mundësi për shënim duhet të prisnim minutën e 24-të, Pepe fitun duelin ajëror me mbrojtësit Kroat, gjuan me kokë por mbi traversë.

Kroacia e mbylli grupin D në vendin e parë dhe duke mundur në ndeshjen e fundit 2-1 Spanjën, ndërsa Portugalia e mbylli grupin F në vendin e 3-të dhe duke barazuar në ndeshjen e fundit 3-3 kundër Hungarisë.

Statistikat: Portugalia i ka fituar të gjitha sfidat kundër Kroacisë, madje duke mos pësuar asnjë gol. Sfida e fundit në një tune madhor që janë përballur këto dy skuadra ka qenë në fazën e grupeve të Euro 1996, ku portugezët triumfuan 3-0 kundër kroatëve. Kroacia ka një seri prej 8 fitoreve dhe 2 barazimeve, seria më e mirë nga të gjithë skuadrat që janë në garë ende në Euro 2016. Kroacia i ka kaluar grupet duke u renditur e para për të dytën herë në Euro 2008 dhe tani në Euro 2016. Portugalia ka barazuar të 3-ja ndeshjet e grupit duke u kualifikuar si e 3-ta më e mirë dhe është hera e 7-të për portugezët që kualifikohen në fazën për eliminim direkt. Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë që ka shënuar në 4 edicionet e Europianit dhe i cili është vetëm një gol larg rekordit i cili e mban Michel Platini me 9 gola në kampionatin europian.

Ndërkohë ju njohim me formacionet zyrtare:

Kroacia: (4-2-3-1): Subasic; Srna, Corluka, Vida, Strinic; Modric, Badelj; Brozovic, Rakitic, Perisic; Mandzukic. Trajner: Cacic.

Portugalia: (4-4-2): Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro; Mario, Silva, Carvalho, Gomes; Nani, Cristiano Ronaldo. Trajner: Santos.

(er.shk/b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb