Samsung po planifikon një tjetër model të ri të telefonit në linjën e saj të Galaxy S6, dhe modeli i ri thuhet se do të quhet Samsung Galaxy S6 Plus.
Samsung Galaxy S6 Plus thuhet se do të jetë një version me ekran më të madh se Galaxy S6, edhe pse me sa duket i njëjti do të vijë me një ekran të dyfishtë të lakuar si të S6 Edge.
Samsung Galaxy S6 Plus është përfolur se do të hidhet në treg pas disa javësh. Samsung Galaxy S6 Plus mund të vijë me procesorin e Samsung Exynos 7420 dhe 3GB RAM.
Gjithashtu pritet që pajisja të ketë kamera të njëjta, të cilat do të përfshijnë atë të përparmen me 5MP dhe kamerën kryesore me 16MP. Ende nuk ka detaje mbi madhësinë e ekranit por thuhet se tableti i ri i Samsung do të vijë me ekranin që ofron 5.5 inç dhe cilësinë Quad HD.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)
