GJERMANI- Presidenti i Unionit Socialkristian (CSU), njëkohësisht guvernator i Bavarisë, Horst Seehofer deklaroi sot se Gjermania nuk mund të presë më shumë se 200 000 refugjatë në vit, ndërkohë që theksoi edhe se SHBA ka përgjegjësinë e saj në krizën e migrantëve.

Në një intervistë me ”Bild am Sonntag”, Seehofer tha se vendi i tij mund të integrojë deri në 200 000 refugjatë në vit.

”Vendet e tjera të Bashkimit Evropian, vendet arabe dhe SHBA-ja duhet të marrin më shumë përgjegjësi për refugjatët”, theksoi ai.

Sidoqoftë, kancelarja gjermane, Angela Merkel kundërshton vendosjen e një tavani për numrin e refugjatëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: