Detaje të reja dalin nga vrasja e ish-presidentit Zoran Gjingjiç, ngjarje e ndodhur në vitin 2003. Faktet për vrasjen janë publikuar në librin “E shtëna e tretë” që u botua tri vite më parë nga gazetari Nikola Vërziç dhe Milan Veruoviç, ky i fundit shefi i sigurisë së Gjingjiç, ku mbeti i plagosur rëndë.

Autorët e librit vërtetuan se Gjingjiç nuk u vra nga një bandit nga rruga e Gepratit, por u qëllua nga dy vende të ndryshme, me armë të ndryshme. Po ashtu në libër thuhet se as Zvezdan Jovanoviç nuk pa ndonjë nga dëshmitarët në Geprat, raporton “Vestinet”, transmeton Periskopi.

Vërziç dhe Veruoviç kanë shpjeguar mes të tjerash dhe lidhjen mes Klanit Zemun dhe oficerëve të inteligjencës nga Shërbimi Sekret britanik MI-6 dhe CIA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb