Trajneri i Mariborit, Milaniç, foli shkurtimisht për ‘RTSH’ pas fitores që ekipi i tij mori kundër Partizanit në ndeshjen e vlefshme për “Europa League”.
Ai u shpreh se sot në kryeqytetin shqiptar ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe se kualifikimi do të vendoset një javë më pas, në Slloveni.
Një fitore e rëndësishme jashtë, a ishte kjo një ndeshje e vështire?
Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Na vjen keq që nuk shënuan pjesën e parë, por e rëndësishme është që fituam pasi kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme
A është i sigurt kualifikimi apo çdo gjë do të vendoset në Slloveni?
Do të jenë 90 minuta, asgjë nuk është e sigurt. Partizani është një kundërshtar i vështirë. Në ndeshjen brenda do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Kjo gjë do të na ndihmojë. Gjithsesi do t’i mbetet fushës së lojës.
(BalkanWeb)