Lionel Messi nuk u grumbullua nga Barcelona ditën e shtunë për ndeshjen që katalanasit luajtën kundër Malagës në transfertë. Klubi njoftoi më herët se ‘pleshti’ argjentinas për arsye personale nuk do të udhëtonte me ekipin.

E vërteta ishte se Lionel Messi të shtunën u bë baba për herë të tretë, pasi bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, solli në jetë djalin Ciro.

Sot numri 10 është rikthyer në stërvitje me Barcelona-n në prag të ndeshjes ndaj Chelsea-t të mërkurën. Ai është pritur me një duartrokitje të madhe nga shokët e ekipit pas lindjes së djalit. Harmonia e grupit te Barcelona duket se është mjaft pozitive.

(e.k/BalkanWeb)